Emigrantët dhe mjegulla ‘pushtojnë’ Fierin, rëndohet qarkullimi në disa akse të qytetit

Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit e ka rritur shumë fluksin e qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore të Fierit. Akset kryesore të qytetit këtë mëngjes kanë qënë nën pushtetin e mjegullës.

Automjetet që përshkojnë rrugët nga Fierit drejt qyteteve të tjera lëvizin në distancë dhe me dritat ndezur.

Ky fenomen vjen pas disa ditësh reshje dhe temperatura të ulëta.

Edhe pse janë ngritur postblloqe policie e patrulla për stabilizimin e qarkullimit, ai vijon të jetë tejet i rënduar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *