200 milionë lekë janë vjedhur në një supermarketi në Sarandë teksa në pranga kanë rënë dy persona. Mbi 40-vjeçarin Edmond Duzha dhe Bekdash Cukalla rëndojnë akuzat e vjedhjes sv kryer në bashkëpunim. Ndërkohë bëhet e ditur se janë sekuestruar shumat 400.000 lekë, 2500 dollarë dhe 1000 paund, 2 automjetet me të cilat janë larguar autorët pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR si dhe 2 laptop.
Ndër të tjera mësohet se Bekdash Cukalla ka qenë teknik i kamerave të këtij supermarketi dhe me anë të telefonit kontrollonte se sa lekë kishte në supermarket.
Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, më datë 11.12.2021, në një supermarket në Sarandë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fundviti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Fundviti”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-E.D.(Gj.), 40 vjeç, banues në Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për “Vjedhje” dhe “Dhunë/sulm ndaj forcave të policisë”;
-B. C., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, në një supermarket në lagjen nr.4, në Sarandë, më datë 11.12.2021. Shtetasi B. C. ka qenë i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe nëpërmjet telefonit të tij ka kontrolluar shumën e parave që gjendeshin në ambientet e këtij subjekti.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shumat 400.000 lekë të rinj, 2500 dollarë amerikan, 1000 paund britanik, 2 automjete me të cilat autorët janë larguar pas ngjarjes, 4 telefona celular, 3 pajisje DVR dhe 2 laptop. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Mëngjesin e 11 dhjetorit, persona të veshur me kostum sportiv, kapuçë dhe me maska anti-COVID grabitën shumën prej 200 milionë lekësh në supermarketin “Halo” në Sarandë. Policia ushtroi kontrolle në bizneset pranë supermarketit dhe arriti të sekuestronte videon e grabitjes. Nga pamjet u panë 3 të rinj që transportonin disa çanta me para, të cilat u morën nga kasaforta e supermarketit.
/Priza.al/