Dwayne Johnson i njohur si ‘The Rock’ nuk po përmbahet për ndjenjat e tij në lidhje me aktorin e Fast & Furious, Vin Diesel. Aktori ka zbuluar së fundmi se nuk do të luajë në asnjë prej filmave të ardhshëm ‘Fast & Furious’.
Në një intervistë, 49-vjeçari, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në nëntor – në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në film, duke e quajtur lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.
‘Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin. Qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë folëm, i thashë drejtpërdrejt dhe privatisht se nuk do të kthehesha në film. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës e kastit, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Unë fola privatisht edhe me partnerët e mi në Universal, të cilët të gjithë ishin shumë mbështetës pasi e kuptonin problemin. Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm në Fast and Furios,- tha Johnson.
Për Johnson ky dialog publik ka turbulluar ujërat. Aktori ka shprehur besim për kastin e Fast dhe aftësinë e tij për të ofruar vazhdimisht për audiencën, teksa i ka uruar ish-anëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit fat dhe sukses në kapitullin tjetër.
/Priza.al/