Aksi Milot-Rrëshen është kthyer në një njollë të zezë, pasi në një vit është regjistruar një bilanc tragjik me 15 viktima nga aksidentet rrugore. Shumica e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të mungesës së standardeve në rrugë, por edhe për gabime njerëzore.
Në rreth një vit, në aksin Milot-Rrëshen kanë humbur jetën mbi 15 qytetarë nga aksidentet rrugore.
Tre ditë më parë në këtë aks humbën jetën dy pjesëtar të një familje, ndërkohë që mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e viktimës dhe shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin.
Ndërsa mbrëmjen e së martës një tjetër aksident u regjistrua në kët aks, por fatmirësisht u regjistrua vetëm një i plagosur.
Por vitin 2021 duket se ka qenë i rëndë në bilacin e viktimave të aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në aksin Milot- Rrëshen.
Në 14 janar të këtij vit humbën jetën 4 anëtar të një familje, pasi një automjet tip ‘Citroen’ u përplas me një kamion në afërsi të Rubikut.
Nga aksidenti shpëtoi vetëm një fëmijë e mitur. Aksidente me viktima janë shënuar edhe gjatë muajit shkurt, ku humbi jetën 35-vjeçari Armando Gjoka dhe Fitor Ollomani.
Një shtetas Kosovar ndërroi jetë në 20 qershor të këtij viti në këtë aks, pasi u përplas me një autobus teksa ishte duke udhëtuar me djalin e tij.
Viktima janë shënuar dhe gjatë muajve të verës dhe vjeshtës, për të ardhur te rasti it re ditëve më parë ku humbën jetën babai dhe djali i tij i mitur. Ndërkohë, aksidente me bilanc tragjik janë shënuar dhe në akse të tjera si Lezhë-Tale, Lezhë-Shkodër apo Milot-Lezhë.
Në këto akse janë disa njolla të zeza, të cilat kryesisht marrin jetë njerëzish për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe standardeve në rrugë.
Por pavarësisht këtij bilanci tragjik viktimash, dora e shtetit për të përmirësuar standardet në këtë rrugë nuk duket gjëkundi. Megjithatë, ndër shkaqet e aksidenteve janë dhe gabimet njerëzore.
/Burimi: Syri.net/