Videoja që po bën xhiron në rrjet/ Gardisti i mbretëreshës Elizabeth shtyp fëmijën me këmbë dhe vijon punën e tij…

Një anëtar i Gardës së Mbretëreshës së Anglisë është përplasur me një fëmijë dhe ka vazhduar rrugën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por imazhet janë publikuar me shpejtësi në rrjete sociale dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë mbi një milion shikime.

Gjithashtu përdoruesit e rrjeteve sociale ngritën pyetjen se kush ishte fajtori: fëmija apo roja?

Disa u shprehen se veprimi i rojes është shumë tronditës ndërsa disa të tjerë e kanë marrë në mbrotje duke u shprehur se ai po bënte punën e tij dhe se prindërit duhet të ishin të kujdesshëm për fëmijën e tyre.

 

Pas bujës së madhe që shkaktoi videoja, ka reaguar edhe një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha për ‘Daily Mail’ se ata ishin në dijeni të incidentit dhe se roja e ka kontaktuar djalin pas incidentit.

“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se po afrohej një patrullë por fëmija, për fat të keq doli me vrap para ushtarit papritur. Gardisti ka kontaktuar me fëmijën dhe u sigurua se gjithçka ishte mirë”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes britanike.

/Burimi: Dailymail.co.uk/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *