U shpall hero në Danimarkë, ja si shqiptari shpëtoi nga vdekja një grua dhe fëmijën e saj nga sulmi i ish-bashkëshortit

Shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Bekim Çallaku është shpallur hero në shtetin danez, pasi shpëtoi nga vdekja një grua bashkë me fëmijën e saj vetëm 16 muajsh.

Ish-bashkëshorti i saj, njëherësh babai i fëmijës, më 11 gusht 2014, i sulmoi ata në rrugë me thikë, duke e lënë gruan në karrocë dhe fëmijën të verbër.

Në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, shqiptari që jeton prej 30 vitesh në Danimarkë tregoi me detaje se çfarë ndodhi.

“Po kaloja në rrugë me makinë dhe pashë një somalez që po sulmonte një grua me thikë në qafë. Unë shkova direkt, dola nga makina dhe e lash makinën ndezur. Kur jam afruar nga gruas, nuk e kam ditur që është në atë gjendje, dhe e kam shtyrë atë personin. Kur e kam parë edhe fëmijën, kam kaluar në gjendje shoku”, deklaroi Çallaku.

Ai thotë se gruaja ishte e tëra e mbuluar me gjak, ndërsa edhe fëmija 16-muajsh ishte i therur me thikë në fyt.

“Fëmija ishte prerë më thikë bashkë me atë gruan. E kam godit pastaj personin derisa e ka lëshuar thikën. Ishte një rast që nuk munda ta kontrolloja dot. Unë kam mbajtur agresorin, ashtu shpëtova gruan dhe fëmijën”, shtoi më tej kosovari hero i Danimarkës.

Madje thotë se agresori e ka sulmuar edhe atë me thikë, duke e goditur në krahun e majtë, mirëpo thotë se nuk e mban mend atë moment pasi ka qenë në gjendje shoku.

Thotë se ka pasur edhe lëndime tjera në trup ndërsa thekson se janë dërguar në spital nga policia.

Çallaku tregon më pastaj për pasojat që i patën gruaja dhe fëmija nga ky sulm.

“Ajo ka nejt në karrocë kur erdhi në gjyq, fëmija ka mbetur i verbër dhe i paralizuar në anën e majtë, por mund të përmirësohet me kalimin e kohës sepse është ende i vogël. Po ashtu, thuhet se ka mbetur edhe me të meta mendore sepse ka derdhur gjak dhe s’ka mundur truri të ushqehet”, deklaroi Çallaku.

“Kam takuar në gjyq prindërit e gruas dhe më falënderuan, dhe një ditë do të vish të shtëpinë tonë”, tha Bekim Çallaku.

Ish-bashkëshorti i saj është dënuar me 10 vite burgim dhe i detyruar të lëshojë Danimarkën.

Ai është shpallur hero dhe ka marrë një çmim për heroizëm nga fondi “Carnegie”, por edhe shumë medalje për këtë gjest.

Thotë se paratë nga fondi “Carnegie”, 2600 euro, i ka dërguar në vendlindje për bamirësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *