Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lëndë plasëse. Viktima është një 27-vjeçar i quajtur Erion Rexhepi.
Nga burime policore mësohet se të riut i ka shpërthyer një sasi tritoli. Për pasojë ka humbur jetën menjëherë.
Sipas të njëjtave burime, tritoli ka shpërthyer në rrugën kryesore në dalje të banesës së tij.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.