“Medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë”, Briken Çalja kalon me sukses testet anti-doping

Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja ka kaluar me sukses testin anti-doping. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se ndihet i lumtur që këto teste treguan vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të Peshëngritjes.

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.

Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.”, shkroi Çalja.

269625660 1370067580088805 1272315003345711178 N

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *