Kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar gënjeshtra spektakolare lajmet e publikuara në disa portale se, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kishte blerë një makinë super-luksoze.
Në bashkëbisedimin me gazetarët në konferencën e fundit të këtij viti, Rama deklaroi se, kjo është një gënjeshtër fund e krye.
Sipas tij, ajo makinë ka qenë e dikujt tjetër që e kishte parkuar para bashkisë.
“Dita për mua prodhon më shumë gënjeshtra se sa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë së ka blerë një makinë luksi. Akuza merr dhënë.
Gjithë dynjaja fillon shan, ndërkohë që makina është e dikujt tjetër që e ka parkuar aty. Akuzohem unë se harxhoj 730 mijë euro në vit për avion.
Akuza merr dhenë, fillojnë sharjet. Gënjeshtër fund e krye. Pa bravë fare. Këto janë lajmet me të cilat po ushqehen qytetarët shqiptarë”,- tha Rama.
/Priza.al/