Një 27-vjeçare ka përfunduar në pranga për shkak se i është zbuluar abuzimi që bënte me të motrën e saj të mitur, të cilën e shfrytëzonte si prostitutë. ‘Blutë’ bënë me dije se u ndalua shtetasja me inicialet H. C., banuese në Burrel.
Mësohet se nga veprimet hetimore të policisë, ka rezultuar se kjo shtetase “në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi”.
Njoftimi nga Policia Mat:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.
Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetaseje ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/