Ronela Hajati do të shkojë në “Eurovision”! Artistja u shpall fituese e Festivalit të Këngës, mbrëmjen e djeshme, ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”.
Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, do të ketë edhe nga ata që kontestojnë vendimin e dalin kundër fituesit, ndonëse në rastin e Ronelës të tillë janë shumë pak.
Ish-fituesja e festivalit të 52-të, Hersi Matmuja, është njëra prej tyre. Ajo ka ironizuar këngën e Ronelës, në një postim në rrjetet sociale.
“Ku kënga???” shkruan ajo, në Facebook, krahas linkut me këngën “Sekreti”.
Mirëpo, të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht në mbështetje të Ronelës.
Siç po e shikojmë duken që gjërat me dy vajzave nuk qenkan edhe aq mirë.
Kujtojmë që të dyja janë këngëtare dhe e shumë kohë më parë kanë qenë edhe mike të ngushta me njëra tjetrën por, tani nuk dihet se çfarë paska ndodhur këto kohë me dy këngëtaret.
/Priza.al/