Dita e fundit për vitin 2021 parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Lindore POR vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së premte ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në Verilindje dhe Juglindje.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 1°C ndërsa mesdita deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Republika e Kosovës do të jetë me kthjellime deri në mesditë kur do të ketë shpeshtim të vranësirave. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime për pjesën më të madhe të territorit të MV por vranësira të lehta do ketë në zonat lindore. Parashikohet që duke ju afruar mesditës vranësirat të largohen edhe nga këto zona duke ja lënë vendin kthjellimeve.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Europan Lindore dhe Veriore do VIJOJNE të kushtëzojnë reshje të dendura dëbore dhe mot të acart. Por me kthjellime do të paraqitet Europa Qëndore dhe ajo Jugore si pasojë e zhvillimit të një qëndre e presionit të lartë atmosferik mbi Mesdhe.
/Priza.al/