Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Si ndodhi sherri mes lavazhierit dhe klientit

Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në ‘Lungomare’.

Të shtënat kanë ardhur pas sherrit që ka ndodhur në një lavazh të qytetit. Punonjësi i lavazhit është konfliktuar me një person, pronar i automjetit tip Benz. Punonjësi e ka goditur me grusht, ndërsa drejtuesi i makinës tip Benz ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.

Pronari i makinës është larguar me shpejtësi, ndërsa punonjësi i lavazhos është shoqëruar nga ana e policisë.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.”-njofton policia

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *