Dëbora ka pushtuar Llogaranë dhe ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve duke sjellë bllokimin e tyre. Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Bëhet e ditur se reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar ndërkohë që sot situata shfaqet më e qetë.
Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara. Policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës.