Kartolinë nga burgu… gratë e dënuara urojnë që 2022 të sjellë një amnisti

“Të dashura bijat e mia , kjo kartolinë që po ju shkruaj uroj t’ju gjejë mirë. Unë dhe babi do ju bashkohemi së shpejti, duroni edhe pak. Ju dua shumë! Gëzuar 2022”.

Një urim i vështirë ky i Marida Shehit për dy vajzat e saj të mitura, jo vetëm sepse ajo gjendet në qeli, por sepse fëmijët nuk kanë asnjërin nga prindërit pranë. 32-vjeçarja u arrestua në maj dhe duhet të vuaje tre vite burg në të njëjtën kohë me bashkëshortin, pas akuzës se mashtruan me biletat e udhëtimit përmes një agjencie që falimentoi.

“Nuk u tregoj, u them jam këtu, vonohem dhe pak, s’ka festë, ne bëjmë gëzuar për inerci këtu në burg”, rrëfen Marida.

Për Maridën, urimi më i mirë do të ishte “Paç amnisti sa më shpejt”, por kjo është e pamundur, duke qenë se të burgosurit këtë vit nuk përfituan falje. Lutja për “një vit të mbare” në burg ka vetëm një kuptim.

“E dashur Anila, të uroj nga zemra gëzuar vitin 2022. Kur jemi jashtë këtyre mureve, s’e kuptojmë sa e shtrenjtë është liria” i shkruan Marida gazetares Anila Hoxha.

Në burgun “Ali Demi”, 64 gra mbahen si të burgosura dhe të paraburgosura. Të gjitha shfrytëzojnë çastet e fundit të 2021-t për të uruar jo vetëm njëra-tjetrën por edhe gardianët. Me vetëm një urim, të bashkohen sa më shpejt me të afërmit. /Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *