Donaldi dhe Beatrix e kanë kaluar pasditen e sotme duke kënduar e kërcyer të ulur në oborr, teksa në sfond ishin vendosur këngë labe. Teksa këndonin, Beatrix u shpreh se ndihet e lumtur që edhe Donaldi është i lumtur.
“Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua”, i tha Beatrix dhe i dhuroi një puthje. Por teksa mendonim që edhe Donaldi t’i thonte të paktën “Edhe unë të dua”, në fakt përgjigja e tij nuk pritej.
“E mora vesh”, i tha ai Beatrixës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.
Kujtojmë që së fundmi çifti ka pasur shumë përplasje. Beatrix ka akuzuar Donaldin se nuk i kushton më vëmendje si në fillim ndërsa Donaldi duket shumë i tensionuar kohët e fundit pas debateve me Ilirin.
/Priza.al/