“Anulohen fluturimet”, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e fundit. Si ranë në ‘grackën’ e policisë 9 kontrollorët

Aeroporti i Rinasit ka dalë me njoftimin e radhës, ku bën me dije se janë anuluar fluturimet e ditës së sotme. TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

Aktualisht në polici mbahen të shoqëruar 9 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici, dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.

Prej mëngjesit të së mërkurës, nuk mund të realizohet asnjë fluturim. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *