Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e artit. Është gjetur i vdekur në banesën e tij aktori italian Paolo Calissano. Ai u lind në Genova 54 vjet më parë dhe u bë shpejt një figurë e dashur e ekranit në vitet 1990 dhe 2000.
Sipas dyshimeve të para mendohet se ai ka vdekur nga një përzierje droge. Në shtëpinë e tij në lagjen Balduina, u gjetën disa pako me ilaçe dhe medikamente psikotrope që aktori me sa duket po i merrte për të trajtuar një formë depresioni që vuante.
Në vitin 2005, Calissano ishte në qendër të një historie dramatike: në banesën e tij, për shkak të një mbidoze kokaine, vdiq një grua, Ana Lucia Bandiera. Aktori u arrestua dhe u dënua me katër vjet me akuzën se i kishte dhënë drogën. Pas një procesi rehabilitimi, Calissano përfundoi sërish në lajme në vitin 2008: i përfshirë në një aksident me makinë ai u gjet pozitiv në kokainë.
Calissano lindi në Xhenova më 18 shkurt 1967. Pas studimeve në Boston dhe eksperiencave të para në fotonovela, ai debutoi në kinema (“Palermo-Milan një rrugë” ) dhe në TV, duke u bërë i njohur për publikun falë serialeve si “Spitali i Përgjithshëm”, “Doktor Gio”, “Linda dhe brigadiere” dhe mbi të gjitha falë telenovelës italiane “Vivere”, ku luante rolin e doktor Brunos.