Dhjetëra qytetarë në Vlorë kanë mbetur pa marrë pasaportat e tyre, për të cilat iu ishte thënë se duhet të shkonin ti tërhiqnin sot. Bëhet fjalë pë rata emigrantë, të cilët kanë aplikuar për pasaportë të shpejtë, por sot iu kanë thënë se pasaportat do ndahen në datën 5.
Sipas tyre kanë aplikuar për pasaportë të shpejtë, ndërsa shtojnë se janë për të ikur menjëherë pas natës së sotme, madje disa prej tyre kanë prerë biletat para datës 5. Ndërkohë nuk jepen informacione nga zyrat e pasaportave.
“Kam hedhur pasaportën para 3 ditësh, dhe më thanë që do ta merrja sot, jemi duke pritur këtu dhe thonë që a kanë dënë pasaportën. Unë kam biletën në datën 5, dhe i bie që të djeg biletën, për shkak të pasaportës. Na thanë që do ta merrnim në datën 31”, shprehet një prej qytetarëve.
“Jam për jashtë shtetit, në datën 6, i bie që nuk duan ti japin, sepse personave të tjerë ua kanë dhënë”., tha një qytetar tjetër për Fax News.