Dy konkurrentet e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri dhe Monika Lubonja, i lanë të gjithë pa fjalë me skenat ‘hot’ që bënë brenda shtëpisë më të famshme.
Dy banoret mbushën me ujë vaskën, ndezën qirinj dhe kërkuan muzikë në sfond nga “Vëllai i Madh”.
Në momentin që po bëheshin gati të futeshin në vaskë, Monika dhe Arjola, bënë lëvizje sensuale që të hiqnin rrobdeshanët dhe të dilnin me rroba banje.
Por jo vetëm kaq, pasi Arjola nuk ngurroi që të hapte edhe shampanjë dhe të lagte miken e saj me të. E këtë performancë nuk e ka parë vetëm publiku, por edhe banorët e tjerë.
E lidhur me këtë, Meridiani ka vendosur që t’i ngacmojë paksa ato të dyja.
“Gjynah që nuk të mori Iliri…”, e ngacmon Meridiani.
Pjesë nga biseda:
Arjola: Ti the se po e kontrolloja veten, ne nuk ishim të pira.
Meridiani: Unë thashë e ke kontrolluar veten të dilje si zonjë, nuk thashë që ishe e pirë absolutisht.
Arjola: Jeni kushërira, silleni si të pira.
Monika: Pse çfarë do të thotë kjo që dilje si zonjë, pse si dola unë?
Meridiani: Ti daku gjynah që nuk të mori Iliri për të bërë padjeshkë. Ti për padjeshka e kështu ishe…
Arjola: Po pse je fikur o budallaqe se kemi dalë shumë mirë. Moj kam pyetur “motrën e madhe, vëllanë e madh”, të gjithë i kam pyetur, kemi dalë shumë mirë.
Monika: Jo, atë që thotë ai e thotë tamam.
Meridiani: Jo. Unë jam kënaq, për Zotin s’po tallem, e kam shijuar në maksimum.
Arjola: Shaka kemi bërë.
Meridiani: Dukej se ishte shaka se aty e latë për të bërë budallaqe, mos li nam.
Monika: Prandaj po them…
Arjola: Budallallëqe me mua ti Monika?
Meridiani: Fiks, se mos ishe me Ilirin apo ndonjë tjetër e themi hajt rrëshqiti, po me Arjolën mi, u qyqja. E padëmshme fare.
Arjola: Nuk ka flet mbrëmë nga vaska e nuk do flejë as sonte. Erdhi e tha ‘do më marrin portalet, Instagram do përfundoj.
/Priza.al/