Habit kryeministri: Veshjet ekspozuese të grave janë shkaktare për rritjen e numrit të përdhunimeve

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i ka tronditur të gjithë me deklaratën e fundit që ka bërë, ku fajëson veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.

Kryeministri 68- vjeçar i arsimuar në universitetin britanik të Oksfordit, ka këshilluar gratë të mbulohen për të parandaluar tundimin e meshkujve. Khan, një nga lojtarët më të mirë të kriketit në botë, tha se rritja e shpejtë e shifrave të përdhunimeve është pjesë e pasojave “të një shoqërie ku vulgariteti është në rritje”.

“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy gjinive.

Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet. Shumica e njerëzve të Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.

Gjatë intervistës direkt në televizion të dielën, Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *