Radhë të gjata trafiku janë krijuar në rrugën nacionale që lidh Tiranën me Elbasanin.
Fluksi i makinave ka nisur që mëngjesin e kësaj të premteje dhe vijon ende të ketë dyndje të madhe. Shkak është bërë festa e ndërrimit të viteve, ku shumë qytetarë shkojnë në banesat e tyre për të festuar, por edhe rregullimet që po kryhen përgjatë segmentit nacional Tiranë-Elbasan.
Policia ndërkohë ndodhet në terren dhe po kujdeset për të normalizuar këtë situatë.
/Priza.al/