Moti i ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të freskëta me origjinë verilindore, ku kthjellimet më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e vendit do ketë kalime vranësirash.
Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke bërë që në verilindje termometri të shënojë 2°C ndërsa maksimumi ngjitet deri në 20°C në jugperëndim.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
/Priza.al/