Akid dhe Aiden, fëmijët e parë të 2022! Rama: Paçin këmbën e mbarë

Fëmijët e parë për 2022 janë dy djem. Bebja e parë quhet Akid, i cili lindi në orën 00:00 në maternitetin ‘Mbreteresha Geraldine’, ndërsa i dyti quhet Aiden, i cili lindi në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, në orën 00:01. Mjeku Artur Hatibi tha se foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore!

Janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ekipi i roje u bëjmë një urim special të gjitha nënave të Shqipërisë’ – tha mjeku Artur Hatibi.

Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka uruar dy vogëlushëve jetë të gjatë.

‘Mirë se erdhe AKID! Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00. Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve! Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden!’- njofton ministrja Ogerta Manastirliu.

Për lindjen e dy vogëlushëve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili në rrjete sociale iu uroj jetë të gjatë.

Paçin këmbën e mbarë‘.-shkruan Rama.

1640994127_page.jpg

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *