Prej janarit nis zbatimi i paketës së re fiskale për bizneset dhe qytetarët shqiptarë. Të gjithë qytetarët që paguhen deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim, nga 30 mijë lekë që është aktualisht.
Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga ana tjetër pagat nga 50-200 mijë lekë do paguajnë 13% dhe pagat mbi 200 mijë lekë do të paguajnë 23%.
Ndërkohë qeveria është zotuar që brenda vitit të 2022 do të rritet paga minimale nga 30 mijë lekë që është në 32 mijë lekë. Po ashtu do të rriten pagat me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, rritje me 7% për pagat e Gardës së Republikës, si dhe rritje me 30% për personelin e forcave të armatosura.
Në nëntor të 2021 maxhoranca miratoi edhe ndryshimet për bujqësinë, ku u hoq rimbursimi për fermerët dhe u vendos taksë 10% për inputet bujqësore. Sakaq prej janarit do të të gjitha jahtet që furnizohen me naftë në zonën e lirë do të paguajnë 40 lekë për çdo litër karburant, ndërkohë që vendoset taksë 6 lekë për çdo litër gaz nga korriku i 2022.
Për këtë vit janë parashikuar të mblidhen 536.8 miliardë lekëve, ndërsa shpenzimet pritet të arrijnë në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Gjithashtu do të rritet pagesa e papunësisë, dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje në vend si dhe trefishimin e ndihmës për familjet në nevojë me 3 fëmijë.
RRITJA E PAGAVE NË 2022
Bluzat e bardha +6%
Arsimtarët +6%
Garda e Republikës +7%
Forcat e Armatosura +30%
/Priza.al/