Vendet, njëra pas tjetrës shënuan ardhjen e vitit 2022, me shumë që mbajtën festime të heshtura mes pandemisë së coronavirusit.
Festimet u zhvilluan në Evropë, ku me gjithë motin jashtëzakonisht të butë, shumë festa të mëdha dhe shfaqje fishekzjarrësh u anuluan, për shembull në Londër dhe Paris, ose u zvogëluan, si në Madrid.
Në Berlin, nuk pati asnjë shfaqje të madhe fishekzjarrësh në Portën e Brandenburgut dhe asnjë festë me qindra mijëra njerëz.
Në Romë, policia italiane mbylli disa zona në qendër të qytetit pasi fishekzjarrët u hodhën mbi kalimtarët pranë stacionit të metrosë Colosseum, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, duke shtuar se fillimisht nuk u raportua për të lënduar.
Australia nuk i anuloi planet për festimet para Operas së famshme të Sidneit, pavarësisht shtimit të infektimeve. Në dukje, më pak njerëz po festonin krahasuar me periudhën para pandemisë, kur në qendër të Sidneit dilnin deri në 1 milionë vetë.
Franca e priti vitin me masa të rrepta Covid-19. Fishekzjarrët tradicionale të Vitit të Ri në Harkun e Triumfit në Paris u anuluan, ndërsa dollija me verë në Champs-Élysées nuk u lejua.
Në Paris dhe në shumë pjesë të vendit, alkooli u ndalua në rrugë rreth fundit të vitit.
Megjithatë, një turmë e madhe u mblodh në Champs-Élysées. Vetëm disa fishekzjarrësh shpërthyen në qiellin e Parisit pasi shitja e tyre ishte e ndaluar pothuajse kudo në Francë para natës së Vitit të Ri.
Në një numër zonash, përfshirë Parisin, baret dhe restorantet duhej të mbylleshin në orën 2 të mëngjesit (0100 GMT) të shtunën. Në shumë qytete franceze mandatet e maskave ishin për brenda dhe jashtë.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/