Shtëpia e “Big Brother Vip” shijoi për herë të parë festat e fundvitit. Banorët ndodhen larg njerëzve të dashur por kjo nuk i pengoi që mbrëmjen e djeshme të organizonin një spektakël plot energji dhe pozitivitet.
Teksa po ngrenin një dolli me njëri-tjetrin atyre ju shfaqën në monitor urimet që familjarët e tyre kishin bërë për ta.
Kjo surprizë i lumturoi pa masë dhe njëri pas tjetrit të përlotur ata kanë uruar gjithashtu njerëzit e tyre të zemrës.