FOTO/ Ngritën dolli me koktejlin ‘Omicron’ për Vitin e Ri. Trishtim, frikë dhe shpresë për vitin 2022 në sytë e gjithë botës

Dhimbja për të gjithë ata që po humbin jetën nëpër spitale, frika e më shumë infeksioneve që do të shfaqen dhe shpresat për një fund të pandemisë së koronavirusit ishin një “koktejl” i hidhur me të cilin bota tha se i shpëtoi 2021-ës dhe nisi në 2022-shin.

Nata e Vitit të Ri, e cila dikur festohej globalisht me një liri të shfrenuar, u ndje si një rast “deja vu” me variantin “Omikron”, që po përhapet me shpejtësi duke mbushur përsëri spitalet.

“Ne kemi nevojë vetëm për kënaqësi”,- tha Karen Page, 53 vjeçe, e cila ishte në mesin e argëtuesve të pangopur që dilnin në Londër. “Ne sapo kemi kaluar kaq vuajtje”.

Festimet më të heshtura të natës së këtij Viti të Ri, në mbarë botën, hynë në vitin tjetër kalendarik të rrethuar nga pandemia globale. Më shumë se 285 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën që nga fundi i vitit 2019 dhe më shumë se 5 milionë kanë vdekur.

Në Paris, zyrtarët anuluan fishekzjarrët mes infeksioneve në rritje dhe rifutën mbajtjen e detyrueshme të maskave jashtë, një detyrim i ndjekur nga shumica e njerëzve që u përpoqën në Champs-Elysées ndërsa orët e fundit të vitit 2021 mbaruan.

Në Berlin, policia u bëri thirrje njerëzve që të mos mblidheshin pranë “Portës së Brandenburgut”, ku u mbajt një koncert pa audiencë të drejtpërdrejtë.

Në Madrid, autoritetet lejuan vetëm 7,000 njerëz në sheshin Puerta del Sol të qytetit, një vend që tradicionalisht pret rreth 20,000 njerëz që argëtohen.

/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *