Kjo fushatë zgjedhore vijon të jetë po aq intensive për klasën politike, ku nuk mungojnë akuzat e sharjet. Në takimin e mbajtur me fermerët e Cërrikut, kryedemokrati Lulzim Basha i është rikthyer çështjes së përballjes në një debat televiziv me kundërshtarin e tij politik, Edi Rama.
Kreu i PD-së e cilësoi kryeministrin Rama një frikacak, pasi nuk ka realizuar asnjë prej premtimeve që ka thënë. Sipas tij, Rama ka dështuar në 8 vite e ndërsa goditjen e fortë do e marrë në 25 prill.
“Ai nuk vjen as në debat për një arsye të thjeshtë, se sa do që fryhet dhe e trash zërin në thelb është një frikacak për t’u përballur, sepse nuk ka realizuar asnjë prej premtimeve që ka mbajtur, ka dështuar dhe se nuk ka se si të përballet”, tha Basha.
Ai shtoi se “Ai bredh nëpër Shqipëri dhe vetëm për t’iu shmangur një pyetje të vetme: Ore çfarë bëre këto tetë vite? Që vjen e kërkon prapë 4 vite të tjera. Edhe katër vite do e kemi njësoj si këto tetë vite. Unë nëse nuk arrij që këto katër vite si kryeministër, nuk kërkoj një mandat të dytë”.