Të paktën 12 pelegrinë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mes turmave në një vend të shenjtë hindu në rajonin Kashmir të Indisë në faljen e parë të vitit.
Bëhet me dije se tragjedia ndodhi kur një turmë e madhe besimtarësh, hynë në mënyre masive dhe duke shtyrë njëri-tjetrin.
Ndërkohë që 13 persona të tjerë u plagosën.
Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë, teksa fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të numrit të lartë të besimtarëve.
/Priza.al/