Artistët e shquar apo shkrimtarë me emër në vendin tonë, nuk do të presin më që të vlerësohen nga shteti pas vdekjes.
Qeveria ka vendosur që t’u akordojë pension shtesë “të posaçëm” plot 15 personaliteteve të fushave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Bëhet fjalë për aktorët: Bujar Asqeriu, Marjeta Larja, Zhani Ziçishti dhe Sotiraq Bratko.
Po ashtu, në listë do të jenë edhe personalitete të sportit si, shahisti Fatos Muça, apo Mjeshtri i futbollit, Uran Xhafa.
Gjithashtu, do të ketë edhe personalitete të muzikës dhe letrave si kompozitori Thoma Gaqi, shkrimtarja Diana Çuli, këngëtari Kozma Dushi, kompozitorja Diana Toçe, si dhe studiuesit Ylli Drishti, Lluka Qafoku dhe të tjerë.
Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, dhe për këtë shuma e pensionit përfiton sipas ligjit nr. 7703. Vendimi hyri në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021.
/Priza.al/