Fotot më emocionuese të vitit 2021 dhe historitë pas tyre

Viti 2021 ishte si asnjë tjetër më parë. Një vit me ulje-ngritje, triumfe dhe pikëllime. Nga vaksinimet kundër COVID-19 dhe fatkeqësitë ekstreme të motit te COP26, NFT-të dhe prezantimi i metaverse.

E më së miri këto momente, ndonëse të rënda, dokumentohen përmes imazheve të ndryshme të shkrepura, transmeton Telegrafi.

Mediumi EuroNews, ka publikuar një përzgjedhje të fotografive më të habitshme të këtij viti – këto imazhe shënojnë tmerrin e vërtetë, bukurinë dhe gjithçka midis tyre.

Fëmijët etiopianë, Etiopi, 13 korrik 2021

Fëmijët qëndrojnë nën një pemë në vendin e një kampi të ardhshëm për refugjatët eritreanë, në një zonë rurale pranë fshatit Dabat, Etiopi

Familja, Gaza, 25 maj 2021

Palestinezët qëndrojnë të ulur në një tendë që është ngritur në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në sulmet e fundit ajrore izraelite, në Beit Lahia, Gaza

Zjarret e egra, Greqi, 8 gusht 2021

Një banor vendas bën gjeste teksa mban një zorrë uji të zbrazët gjatë një përpjekjeje për të shuar zjarret në pyje që i afrohen fshatit Pefki, Greqi

Përmbytjet, Peru, 20 mars 2021

Një djalë godet një top në një zonë të përmbytur të komunitetit Belen në Iquitos, Peru, më 20 mars 2021

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *