Habit Gjergj Leka: Do bëj gjëra që nuk i kam bërë me dy gratë e para

Kantautori i njohur, Gjergj Leka i ftuar tek “Rudina”,  ka treguar se ka dy synime kryesore per 2022, i pari është se do të argëtohet sa të mundet pasi ka dy përvjetore të rëndësishme personale e artistike. Synimi i dytë është sërish argëtim i përzier me punë, por i rezervuar për të gjithë admiruesit e tij.

“Unë e kam shumë të thjeshtë dëshirën për këtë vit që vjen. Unë bëj 60 vjeç, por edhe 40 vjet karrierë kështu që do të bëj qejf, do t’i luaj fenë. Këtë vit do të realizoj të gjitha ato gjëra që nuk i kam realizuar as me ato dy gratë e para që kisha, do t’i realizoj me të tretën, me Erin. Këtë vit do bëj me gjithë mend çfarë të më dojë zemra e çfarë të më dojë shpirti pas 40 vjetësh karrierë”, tha Gjergj Leka në emisionin “Rudina”.

“Do shijoj jetën në maksimum, 365 ditë. Unë e kam qejf edhe punën, programet që bëj i kam me pasion, por do të plotësoj shumë dëshira. Udhëtime kam bërë shumë, nusja nuk ka bërë, do të bëj udhëtime. Pastaj kam në vazhdën e koncerteve, por nuk e them idenë. Do bredh Shqipërinë meqë ka 40 vjet që më duartrokasin me një spektakël shumë të veçantë. Janë 8 spektakle që i kam mbyllur që në Nëntor komplet, në 8 mrekulli shqiptare. Kaq”, u shpreh Leka.

Habit Gjergj Leka: Do bëj gjëra që nuk i kam bërë me dy gratë e para -  Gossip

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *