Qëllohet me pistoletë brenda një hoteli në Durrës, plagoset 23-vjeçarja! Zbulohet autori (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin e Durrësit, ku  shtetasi Fatbardh Doda  32-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 23-vjeçare.

Mësohet se E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20,  në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç,  banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier  janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *