Ish-futbollisti i Real Madrid, Fabio Coentrao, ka filluar punën e ëndrrave të tij, atë si peshkatar. Ish-mbrojtësi portugez bleu anijen e parë të peshkimit gjatë kohës që luante futboll duke rekrutuar 15 peshkatarë.
Tani Coentrao po punon me një kohë të plotë në këtë profesion pasi u tërhoq përfundimisht nga futbolli.
“Jeta në det nuk është për të ardhur turp, ashtu si shumë njerëz mendojnë. Është një punë si gjithë të tjerat” u shpreh portugezi në një intervistë për Empowr Brands Channel.
/Priza.al/