Nesër masa të reja anti-COVID! Ja kategoritë që duhet të paraqesin certifikatë vaksinim

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës për të vendosur në fuqi masa të jera për të gjithë punonjësit e administratës, por edhe ata të qendrave tregtare dhe marketeve. Siç edhe është paralajmëruar, duke nisur që nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e shtetit do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit, në mënyrë që të hyjnë në institucionet përkatëse. Megjithatë në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohet, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit, para ndërrimit të viteve, kryetarja Mira Rakacolli kujtoi edhe njëherë vendimin duke deklaruar se dokumenti ka nisur të gjenerohet edhe në sistemin e-Albania, ku edhe hidhen të dhënat e të injektuarve me vaksinën e zgjedhur.

Ndërkohë që edhe masat e tjera vijojnë të jenë në fuqi. Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, ndërsa të gjithë ata që duan të hyjnë në vendin tonë, duhet të kenë ose pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi; ose të jenë testuar së fundmi. Në të kundërt, do të duhet të vetëizolohen për të paktën 10 ditë.

Deri më tani në vendin tonë që nga rastet e para të pandemisë, janë shënuar 3220 viktima. Ndërsa raste ende aktive në të gjithë vendin janë 6,383.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *