Ministrja Balluku nga Rinasi: Sot do nisin fluturimet esenciale, nesër ato për udhëtarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Rinasi për situatën e krijuar në aeroporti pasi kontrollorët bojkotuan. Balluku lajmëroi se do të rinisin fluturimet esenciale. Ajo tha se vaksinat që duhet të vinin dje, do të mund të vijnë sot rreth orës 3, dhe më pas do të shpërndahen në mënyrën e planfikuar.

Fluturimet që do të zhvillohen janë fluturimet humanitare, shendetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

“Kemi rritur që me një përpjekje gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë vaksinat e konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijën sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar. Do të jetë e pamundur që në këto momente të kemi udhëtime komerciale, por vetëm esenciale. Por gjatë ditës është arritur që të zgjidhet ky problem. Sipas të gjitha planeve tona, nesër dhe gjatë gjithë ditës do të vijojnë fluturimet. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën. Duhet të jemi të qartë, se në pistën e aeroportit ë Rinasit, do të fillojnë ulen ato fluturime esenciale, emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike. Po zgjidhim hap pas hapi në orët në vazhdim për të vënë në funksion të gjitha njësitë dhe për të rikthyer gjithçka në normalitet. Ashtu siç thashë, në pistën e aeroportit të Rinasit nga ky moment do të fillojnë të ulen të gjitha ata avionë që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake. Ndërkohë që fluturimet komerciale, të aviacionit civil për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nise nga Shqipëria do të fillojnë nga nesër në mëngjes.”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *