Këmbejnë cigaret me lakër, ky qytet kinez prej 5 ditësh ndodhet në izolim, nuk do ta besoni çfarë bëjnë për pak ushqim

Për shkak të Covid-19, qytetarët e qytetit kinez Xi’an prej 5 ditësh ndodhen të izololuar. Kjo situatë i ka gjetur ata të papërgatitur dhe pa rezerva ushqimore.

Me atë çfarë ato postojnë në rrjetet sociale, duket se kanë arritur deri në pikën sa shkëmbejnë çfarë të munden, vetëm e vetëm për të siguruar ushqim. Disa prej tyre madje kanë shkëmbyer edhe pajisje teknologjike për ushqim, shkëmbejnë cigare me lakër, detergjent për larjen e enëve, mollë apo letër higjienike për disa perime.

Rreth 13 milionë njerëz janë detyruar të futen në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori dhe nuk mund të dalin më as për të blerë ushqime.
Në këtë fazë bllokimi, autoritetet ofrojnë ushqim për familjet, megjithatë disa thonë se atyre u mbarojnë furnizimet shpejtë ose se nuk kanë marrë ende ndihmë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *