Vret djalin 7-vjeçar dhe e fsheh në dollap, arrestohet shqiptari në Itali

Davide Paitoni, 40-vjeç, është arrestuar nga autoritetet italiane për vrasjen e djalit të tij, të cilin pasi e ekzekutoi ia fshehu trupin në dollap.

Mediat italiane bëjnë me dije se pas vrasjes së të birit, 40-vjeçari ka tentuar që vrasë dhe bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e datës 1 janar, në provincën e Vareses, në Italinë Veriore.

Davide Paitoni ishte denoncuar disa herë nga ish-bashkëshortja për plagosje dhe vuante dënimin me “Arrest në shtëpi” për tentativë vrasje të një ish-kolegu.

Ai u përpoq t’i rezistonte arrestimit duke mbajtur një thikë dhe duke kërcënuar se do të vriste veten para karabinierëve. Por më pas ai u prangos për vrasjen makabër me thikë në fyt të djalit të tij Daniele 7-vjeç.

Davide Paitoni, tani në burgun e Vareses, kishte qenë në arrest shtëpiak për përpjekjen për të vrarë një koleg të tij në kompaninë Azzate, ku ata të dy punonin. Dënimin e vuante në shtëpi. Ai u nda nga gruaja e tij me të cilën prej kohësh po bënte një betejë ligjore për kujdestarinë e vogëlushit.

 

 

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *