Vrau kryepolicin në Shkodër, arrestohet Genc Tafili në Gjermani

Arrestohet në Gjermani Genc Tafili, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.

Vrasja e kryepolicit Zylyftari ka ndodhur në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili, ndërsa mësohet se njëri prej tyre (Genci) është arrestuar këtë të martë në Gjermani.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *