“Kur erdhi dikush e kishte plagosur”/ Zbulohet kush e shoqëronte Vinçens Pirolin, zbardhet dëshmia

Është zbardhur dëshmia e shtetasit Mark Nika, i cili është i afërm i Vincens Pirolit, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në Shkodër.

Mark Nika, personi që ka shoqëruar Vincens Pirolin për në spital, është ndaluar nga policia e Shkodrës që mbrëmë, por është mbajtur  i fshehtë ndalimi i tij për të mos prishur hetimet. Kjo për shkak se edhe deklarimet e tij kanë qenë kontradiktore dhe jo të besueshme.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur.

Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, ka deklaruar Mark Nika.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *