GRUSHTI I FUNDIT i “Shtetit”

Autori: Erjon Murataj

Kryesuesi i “Bindjes Demokratike” për qarkun Elbasan

Mbrëmjen e kaluar teksa kisha kaluar një ditë plot takime, e mar me vete nga to vetëm probleme e ankesa të njerëzve, në rrjetet sociale pash tituj me gërma kapitale GRUSHT SHTETI .

Pasi hapa njërin prej lajmeve, pash foto të makinave ushtarake e nëpër rreshtat lexova mbi një grevë të kontrollorëve të Rinasit.

Kuptova menjëherë që mekanizmi i propagandës ishte venë në funksion. Funksionon non stop në fakt, por mbrëmë punonte me kapacitet të plotë.

Teksa vazhdova më poshtë, kuptova që secila palë akuzonte tjetrën për GRUSHT SHTETI.

Qesharake!

Keni 30 vjet që e keni grushtuar e shkelmuar këtë shtet.

Ju satrap të një kohe të turpshme të një vendi qe iu dha gjithçka mundi.

Të një populli qe ju besoi dhe pse i vratë dhe pse i vodhët, dhe pse i torturuat dhe pse i çnderuat me pisllëqet tuaja për 30 vjet në sy të mbarë botës.

Grusht, po po grusht meritoni vërtet. Por ju jo, shteti. Pushteti juaj i fëlliqur i ngritur mbi lotët e nënave mbi lengimet e baballarëve dhe plagëve të të rinjve që dolën në ‘90 për liri e demokraci, po që ju i vratë ëndrrën dhe shpresën.

Ju mbrëmë lëshuat makinerinë tuaj të propagandës, për disa punonjës që i bëtë si gjithmon ‘mish për top’.

Disa punonjësve të mirëpaguar. Por ju nuk flisni për grushtat e shkelmat që i keni dhënë qindra mijëra shqiptarëve të varfër, të papunë, të dropitur e të pashpresë nga kamzhiku juaj 30-vjeçar që fatmirësisht është djegur tashmë dhe nuk i lëndon dot më.

Ju folët për grusht shteti mbrëmë.

Por dielli juaj perëndoj. Sloganët tuaja nuk pinë më ujë. Mashtrimet tuaja janë të lodhura. Fytyrat tuaja janë numra të kuq, mavi dhe blu.

Më lini t’iu them diçka!

Ka ardhur koha ta merni më në fund.

Sot është koha që ju të provoni GRUSHTIN E FUNDIT.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *