Ish-e dashura e Dj Dagz do hyjë sot në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Ish-banorja bën deklaratën që nuk pritej

Pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ mbrëmjen e sotme pritet që të bëhen pjesë edhe 3 banorë të rinj.

Deri tani është përfolur se do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme dy femra dhe një mashkull.

Për momentin është aluduar vetëm për një emër dhe është fjala për moderatoren e njohur nga Kosova, Egzona Rafuna.

Ditën e sotme në emisionin “Breaking” teksa po flitej për hyrjet e reja që do të bëhen sot në BB VIP, Fiorentina Halili bëri një deklaratë të fortë.

“Egzona Rafuna, e cila është gazetare nga Kosova që mund të futet sot në shtëpi. Vetëm për këtë kam dëgjuar të paktën deri në këto çaste”, tha moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni në lidhje me hyrjet e reja.

Në këto momente ndërhyn ish-banorja e “Big Brother” duke thënë: “Se mos i fusni Dj Dagz atë ish-n e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.

Kujtojmë se më herët është përfolur lidhja e Pajtimit me moderatoren, Ariana Berisha. Por ende nuk dihet nëse edhe ajo do të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dj Dagz në lidhje me moderatoren e njohur kosovare?

S'duam të jemi çift”- Moderatorja dhe Dj Dagz sqarojnë marrëdhënien e tyre:  S'është tipi im

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *