Beniada Nishani dhe Monika Lubonja janë përfshirë sërish në debat me njëra- tjetrën. Shkak u bë hatër mbetja që ka pasur modelja me aktoren. Beniada mendon se Monika e ka ofenduar dhe tallur disa herë për mënyrën e të folurit apo pse ajo është zgjedhur e preferuara e publikut.
Megjithatë aktorja u shpreh se në fillim nuk e ka njohur mirë Beniadën dhe ka pasur mendimet e saja dhe se tipet e tyre nuk përputhen.
Beniada: Ti thua gjithmonë ‘italianka, italianka’, u bë shkak, bën ngacmime kur thua diçka me ironi pastaj ndryshon mendim. Mblidhen të gjitha.
Beniada: Jo nuk po fyem por edhe ti ke thënë diçka ose ke bërë gjëra që njerëzit janë ndjerë keq. ‘Kur u bë dhe Beniada e preferuara e publikut’ çfarë do të thotë kjo për ty? A e kam thënë unë ndonjëherë këtë fjalë për Monikën ose për Donaldin. Dhe pse mund të mendoj për disa që nuk mund të arrijnë në finale unë nuk i pushkatoj me këto fjalë pse çfarë është Beniada, derdimene, budallaqe? I mungon diçka Beniadës?
Monika: Unë ta kam sqaruar dhe atë ditë dhe biseda ka qenë shumë më e gjatë jo kaq dhe unë nuk të kam pas njohur Beniada. Nuk është fyerje.
Beniada: Unë jam mërzitur shumë…
Monika: Atëhërë përse nuk erdhe të ma thoje. Unë ta kam sqaruar dhe muhabeti është mbyllur, nuk e kam thënë kështu si e ke marrë ti. Por nuk është njësoj me këto gjërat që po themi tani, janë më madhore këto. Ti je ndjerë e fyer dhe faji është i imi sepse dua të bëj shaka me njerëz që nuk i njoh.
Beniada: Mos thuaj kanë faj gjithmonë të tjerët. Kur thyet diçka në miqësi ndoshta nuk është vetëm nga ana tjetër ndoshta ke gabuar edhe ti. Sepse dhe në “Prime” the ‘Je ti që nuk më kupton mua, janë njerëzit që nuk më kuptojnë mua’.
Monika: Mbaheni vetëm me gjërat e të shkuarës, hiqeni nga mëndja sepse derisa të është thënë një falje ose thuaj ‘Monika unë nuk të fal’.
Beniada: Ti nuk ke kërkuar falje.
Monika: Të kam kërkuar edhe ke ikur.
Beniada: Unë nuk jam aq e keqe kur një njëri më kërkon falje dhe unë të iki. Atëherë nuk e kam dëgjuar.
Monika: Faji im është meqënëse nuk më kupton Beniada nuk duhet të bëj shaka . Ne nuk kemi pasur ndonjëherë debate te forta. Ne të dyja si natyra nuk jemi kuptuar dhe kjo nuk është gjë e keqe.
Beniada: Në ‘Prime’ kur është dhënë publiciteti ke thënë gjithmonë ti me mua unë nuk kam gabuar asnjëherë me ty, ky është si ato mendimet e kalamajve.
Monika: Beniada, unë kam të drejtë ti ndryshoj mendimet në momentin kur shikoj dhe sjelljet e njerëzve.
/Priza.al/