Një marrëveshje ligjore gati dhjetëra-vjeçare mes akuzueses së Princit Andrew, Virginia Giufrre dhe financierit të ndjerë, Jeffrey Epstein, për abuzim seksual u mbyll përfundimisht.
Mediat e huaja raportojnë se Giuffre, e cila kishte paditur Epstein për abuzim seksual, mori një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh.
Giuffre kishte akuzuar prej kohësh Epstein dhe të dashurën e tij, Ghislain Maxwell, kjo e fundit tashmë e dënuar si trafikante seksi, se e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me familjen mbretërore, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.
Një gjë e tillë u zbulua nga padia e Giuffre ndaj Princit Andrew për abuzim seksual, të cilën ajo e kishte paraqitur më 9 gusht në Gjykatën Federale të Manhatanit, por që kjo akuzë u mohua ashpër nga Duka i Jorkut.
/Priza.al/