Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se çdo provokim apo agresion kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze.
‘Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne e mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e saj’, ka thënë diplomati i BE-së në një intervistë për agjencinë polake të lajmeve, PAP.
Ai tha se situata aktuale është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë rajonit dhe se nuk mund të diskutohet “pa të gjithë aktorët përkatës rreth tryezës”. Ai tha se unioni nuk mund të jetë thjesht një spektator në këtë situatë. Borell ndodhet në një vizitë tre-ditore në Ukrainë për të zhvilluar bisedime me Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Më herët Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken diskutoi praninë ushtarake të Rusisë në kufi në një bisedë me nëntë anëtarë lindorë të NATO-s. Diplomati i lartë amerikan theksoi angazhimin e SHBA për të vazhduar konsultimet me të gjithë aleatët për të de-përshkallëzuar tensionet mes Kievit dhe Moskës.
Për disa javë, perëndimi është shqetësuar për raportimet se Rusia ka angazhuar dhjetëra mijëra ushtarë në zonat jo fort larg Ukrainës, duke nxitur frikën për një pushtim të mundshëm.
Kërkesat e Rusisë përfshijnë garanci që Ukraina dhe Vendet e tjera ish-sovjetike nuk do t’i bashkohen NATO-s. Perëndimi ka hedhur poshtë ultimatumet e Moskës në lidhje me NATO-n dhe e kërcënoi Moskën me sanksione të rënda.
/Priza.al/