Fitorja e Ronela Hajatit në “Festivalin e Këngës” ka shkaktuar shumë polemika, ashtu siç ndodh sa herë që shpallet një fitues, pasi disa janë dakort me çmimin e të tjerë jo. Tek këta të fundit bën pjesë edhe aktori i njohur kosovar Çun Lajçi.
Lajçi ka postuar një status që po merr vëmendjen pasi reagon ashpër ndaj këngës fituese duke e cilësuar si “mjerim i fundvitit”.
“S’e besoni, e di, por atë natë, mbas kësaj kange, ika n’shtrat, tue i thanë Galushës: Kjo mjerane fiton! Ajo kundërshtoi dhe m’kqyri shtrembët!
Po i thashë, se kjo qenka ermene, azerbejxhane, jevge e ruse e asnji grimë shqiptare.
Kështu ka degjenerua nji pjesë e madhe votuesish e kangëtarësh që tekstet i shkruejnë ne WC ose tue ba se*x!Mjerimi m’kaploi kur e lexova ne internet se kjo kishte fitua e do ta prezantoi Shqipninë n’Eurovizion!
/Priza.al/