Mbrëmjen e djeshme 5 banorë të rinj u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mes tyre, ashtu siç kishte paralajmëruar News 31, ishte dhe moderatorja kosovare Egzona Rafuna.
Mirëpo, kudo qarkulloi lajmi se ajo ishte ish-e dashura e DJ Dagz.
Por si qëndron e vërteta?
Në fakt, Arbri është përfolur për një lidhje me një moderatore kosovare, madje disa-vjeçare. Por në fakt ish-e dashura e tij nuk është Egzona, por Ariana Berisha. Madje, dyshja kanë edhe foto që i kanë publikuar bashkë në rrjetet e tyre sociale. Megjithatë, nui dihet asgjë më shumë se kaq.
Sakaq, edhe vetë Egzona ka mohuar gjithçka. Mbrëmjen e djeshme në momentin kur moderatorja ka hyrë brenda shtëpisë së ‘Big Brother-it” ka deklaruar se Dj Dagz është thjesht miku i saj dhe se kanë një raport që nuk kalon përtej miqësisë.
/Priza.al/