Në kohën e përhapjes masive të Covid-19, “Stop” ka bërë një vëzhgim me kamera të fshehtë në furrat e bukës.
Ajo që bie në sy, është niveli i higjienës.
Në shumicën e furrave të bukës, tregtueset nuk përdorin doreza, duke e prekur me dorë një produkt të tillë si buka, që as lahet e as mund të dezinfektohet.
Furra 1
Qytetari: Jo, jo sa gramshe?
Shitësja: 450!
Qytetari: 450 gramshe. Ok! Bëj atë! Kështu dorezë nuk ke ti? Që të mos t’i kapësh bukët me dorë!
Shitësja: Tani i lava duart.
Qytetari: Nuk të them, që s’i lave, s’i ke të pastra, po është ajo.., mendimi. E kupton?
Shitësja: Faleminderit!
Furra 2
Qytetari: Atë rrethoren e fundit atje!
Shitësja: Kjo?
Qytetari: Sa është ajo?
Shitësja: Gjashtë!
Qytetari: 600 lekë?
Shitësja: Po!
Qytetari: Po ajo, që është si franxhollë?
Shitësja: 600 edhe ajo!
Qytetari: Jo atë! Kap atë tjetrën! Atë! Përdor ndonjë palë doreza, se kur i kap kështu me atë dorën nga ky Covidi e kështu, e kemi çikë problem!
Shitësja: Ke shumë të drejtë!
Qytetari: Ia kalofshi mirë! Mirupafshim!
Furra 3
Qytetari: Ajo, sa është?
Shitësja: 600-nd!
Qytetari: Po kjo me susam?
Shitësja: Kjo 400-nd, kjo 600-nd, këto 400-nd!
Qytetari: 400-nd?
Furra 4
Shitësja: 400-ndshe të voglat, 1 mijëshe, 700-nd e bardha.
Qytetari: Do më bësh një kështu? Vetëm të lutem vër ato dorezat se, kape kështu me dorezë, ngaqë është kjo punë e kovidit edhe…!
Shitësja: Cilën do?
Qytetari: Këtë këtu! Këtë këtu!
Shitësja: Një si kjo do?
Qytetari: Po, do na falësh, po…
Shitësja: Asnjë gjë mo, ashtu e do, ashtu e bëjmë.
Qytetari: Ngaqë kemi hequr çikë kështu.
Shitësja: Këtë do?
Qytetari: Po, atë! Urdhëro?
Shitësja: Vetëm kësaj gjëje, që s’i ruhesh dot. Buka kalon nga një dorë në një dorë, e kështu nuk ta them për ashtu hë…
Qytetari: Po ngaqë ju shkëmbeni dhe lekë…
Shitësja: Te sharra andej, po këtej, unë po të kem prekur, po të kem lënë, e kam te vetja njëherë, pastaj te të…
Qytetari: E marr vesh.
Shitësja: Po sa të vijë tek ty ajo, e kemi ngrënë ne të parat, po s’ke me ngrënë gjë hë për hë! Urdhëro! Mos ma merr për të keq, që ta thashë!
Qytetari: Jo, jo!
Shitësja: Absolutisht nuk është, çdo njeri ka ato të vetat. Gjashtë!
Furra 5
Shitësja: Mjafton 1/4-rtën?
Klienti: Po, ashtu!
Shitësja: I bie më pak fare, po më pak fare, unë s’mund ta lë këtë!
Qytetarja: Dua dy simite nga ato të voglat, të lutem! Ohh pa doreza hë…, kovidi vuu hë…, është e frikshme, lërë të lutem, se s’ka gjë po e marr tani!
Shitësja: Jo më jo marrim tjetër ne, 200-nd. Mbaje kusurin!
Furra 6
Shitësja: E do të prerë, apo të paprerë?
Qytetarja: Të prerë! Bo, bo, pa doreza hë…, s’i përdorni fare?
Shitësja: Jo!
Qytetarja: Fare?
Shitësja: Po ne i lajmë duart, hamë dhe ne. Për Zotin para kokës time, nuk vë njeri.
Qytetarja: Aman, se i kam frikë, se Covidi sheshit.
Qytetarja: A s’ju thonë gjë këta pronarët?
Shitësja: Do shkojnë do i blejnë vetë ato, se s’do i blejmë ne. (Dorezat)
Qytetarja: Hë..!
Shitësja: S’na thonë gjë pronarët, do na i blinin vetë them, s’do i blejmë ne. (Dorezat)
Furra 7
Qytetarja: Sa kushton të lutem?
Shitësja: 400-nd!
Qytetarja: Ndonjë dorezë, ndonjë gjë, nuk përdoret hë..?
Shitësja: Jo, po lekët s’i kapim me dorë, me dorë përdorim bukën e bankës.
Qytetarja: Djalit?
Shitësja: Djalit ia dhashë pa ashtu.
Qytetarja: Ja dhe pa doreza.
Shitësja: Po. Po e ke problem xhanëm, unë s’mërzitem.
Qytetarja: Po thjesht, ngaqë kemi frikë edhe…
Shitësja: Po frikë, po nuk merret buka, se bukën e kemi 300 gradë aty dhe s’merr, vjen nga shumë gjëra të tjera.
Qytetarja: Kur preken lekët.
Shitësja: Jo, është e vërtetë ajo, unë i laj duart dhe i mbaj shumë të pastra, shërbej bukën, pastaj vij.
/Burimi: tvklan.al/