Atentati i ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Diego Hanaj, ende nuk ka një autor. Ditën e sotme është gjetur një makinë e djegur në fshatin ‘Trevllazën’, ku dyshohet se është makina e përdorur nga autorët.
“Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7″, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes”, tha policia zyrtarisht.
Mjeti është djegur në një rrugicë qorre, që ka ndihmuar autorët të largohen më lehtë dhe pa rënë në sy.
Policia ka sekuestruar 6 kamera sigurie ku mendohet se kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe mund të zbardh autorët dhe dinamikën e atentatit. Gjithashtu janë shoqëruar 8 persona gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes ende dallohen njollat e gjakut në rrugë dhe xhami i thyer i dyqanit nga breshëria e plumbave.
Në drejtim të 36-vjeçarit Diego Hanaj është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi, por atë e ka preku vetëm një plumb në dorë. 36-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi’. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ndërsa kanë mbetur edhe njolla gjaku në vendngjarje dhe më pas ka shkuar në spital.
Dinamika, i riu u qëllua teksa po ecte para pallatit
Diego Hanaj është qëlluar me armë zjarri nga një automjet ‘Audi’ teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin.
Këta të fundit e kanë qëlluar disa herë 36-vjeçarin i cili për fat të mirë ka marrë vetëm një plumb në dorë. Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ndërsa kanë mbetur edhe njolla gjaku në vendngjarje për shkak të plagosjes.
Vlorë/Informacion shtesë
Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.
/Priza.al/